Rama takon ish-ushtaraket

Zoti Rama tha se kryeministri Berisha nuk zbatoi asnje ligj per ish-ushtaraket dhe per me teper shkeli dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese.
“Ju sot mund te deshmoni se me shume sesa ekonomia juaj familjare, e vene ne veshtiresi nga moszbatimi i ligjit, eshte cenuar dinjiteti juaj personal dhe familjar, te cilin ne do ta veme ne vend”, ka pohuar Rama.
Por zoti Rama nenvizoi se dinjiteti i Forcave te Armatosura u meperkemb akoma me shume pas shperthimit te vullkanit te korrupsionit ne Gerdec, sic e quajti ai ngjarjen e rende ku humben jeten 26 shtetas dhe u demtuan mijera te tjere.
“Fakte te reja po dalin perdite nga kanali i korrupsionit qe lidh Berishen me Gerdecin. Perfshirja e keshilltarit te Berishes ne kete ngjarje nuk mund te mbulohet me balten ndaj bashkise se Tiranes. Eshte koha qe Berisha te jape sqarime”, ka theksuar Rama.
Shefi i opozites tha se qeveria socialiste pas 28 qershorit, nese PS vjen ne pushtet, do t’u jape ushtarakeve pensionet dhe gjithe te drejtat qe burojne nga ligji per statusin e ish-ushtarakut.
“Une jam ketu per t’iu thene se ne nuk e diskutojme vendimin e Gjykates Kushtetuese ndaj grupit tuaj te interesit”, ka shtuar Rama.
Nje nga elementet e rendesishem qe PS mendon te perfshije ne kuadrin e reformimit dhe perafrimit te strukturave te Ministrise se Mbrojtjes eshte dhe respektimi i statusit te nepunesit civil per punonjesit civile te kesaj ministrie, per t’i mbrojtur ata, sic tha zoti Rama, nga cdo levizje dhe konjukture politike.