Veliaj në Gërdec dëgjon ankesat e banorëve për kartat
GËRDEC- Gjatë vizitës së sotme në Gërdec kreu i grupimit “G99” Erjon Veliaj dëgjoi problemet që hasin sot banorët të kësaj zone në marrjen e letërnjoftimeve. Ai deklaroi se qeveria që shkaktoi 26 viktima tani po le jashtë mijëra banorëtë kësaj zone.
“Shteti jo vetëm i vret këta njerëz po ka dhe paturpësinë tju thotë paguani që të votoni- tha Veliaj- prandaj dhe ne mendojmë se edhe katër vjet të tjera me Fahriun dhe Saliun janë të tepërta dhe kërkojmë ndryshimin.”- tha Veliaj.
Banorët u shprehën se vendorët nuk duan tia dinë për vendimin e qeverisë për të rimbursuar pensionistët dhe kategoritë e tjera që përfitojnë nga ky vendim, duke i kërkuar 12 mijë lekë për çdo aplikim.
“Kam shkuar të aplikojë për kartën dhe më kanë thënë që duhet të paguaj 12 mijë lekë që të marr kartën, unë jam familje në nevojë kam marr edhe dokumentin, ata jane shprehur që kur të marrësh asistencën do të marrësh lekët”- kështu shprehet njëri prej banorëve në zonën e Marqinetit.
Një tjetër banorë pensionist shprehet “dua të votojë, por nuk kam lekë që ta kryej këtë aplikim”. Banorët i bëjnë thirrje qeverisë të marrë masa duke ndërhyrë për të përshpejtuar pajisjen me letërnjoftime në mënyrë që më 28 qershor të mos humbin të drejtën për të votuar.
(a.r/news24/balkanweb)