Korçë, arrestohet autori i vrasjes së 25 vjeçarit
Është bërë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë. Ai është Erjon Pepellashi, 24 vjeç nga Korça dhe akuzohet nga policia për vrasje me paramendim.
KORÇE- Arrestohet pas 17 orësh kërkime autori i vrasjes së 25 vjeçarit Elis Spaho, ai është Erjon Pepellashi, 24 vjeç nga Korça. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, ku mbetën të plagosur dy persona dhe një i vdekur. Policia e Korçës pas shumë orë kërkimesh ka mundur të zbulojë vendodhjen e Pepellashit, i cili strehohej në një fshat të Korçës nga të afërmit e tij. Pepellashi akuzohet nga policia për kryerje të vrasjes me vetëdije.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Korçës brenda një lokali pranë Universitetit “Fan Noli”. Burime nga policia e këtij rrethi bëjnë të ditur se dy të rinj, njëri prej tyre i quajtur Elis Spaho kanë shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin për shkak të një vajze. Sherri degjeneroi në një konflikt fizik ku nuk munguan edhe sendet e forta. Mësohet se 24 vjeçari Pepellashi nxorri një armë të ftohte, (thikë) dhe me të ka qëlluar shtetasin Elis Spaho. Plaga e marrë në trupin e 25 vjeçarit ka qenë vdekjeprurëse për këtë të fundit. Të plagosur gjatë sherrit mbetën edhe dy shtetas, Leonard Badhco dhe Lodian Hoxha por jashtë rrezikut për jetën.
(a.r/news24/balkanweb)