E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon kryeministrin turk Erdogan

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim me kryeministrin turk Erdogan në rezidencën e këtij të fundit. Takimin me shefin e qeverisë turke, Rama e njoftoi nga profile i tij në Tëitter, ku foli për një mikpritje të rrallë dhe interesim e respect të madh për shqiptarët. “Lufta kundër korrupsionit dhe papunësisë, ndalja e rrënimit në arsim dhe shëndetësi, rilindja ekonomike e sociale, janë arritjet e Erdogan sot – shkruan Rama – ndërsa shton se do të jenë edhe sukseset e tij nëse merr pushtetin. Rama ka postuar edhe një fotografi të dedikimit në librin e Erdogan, që vetë kryeministri turk i la kryesocialistit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›