Kosova: Ndëshkim ndaj çdokujt që abuzon me detyrën në shëndetësi
TIRANË- Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, paralajmëroi masa ndëshkuese, bazuar në ligj, për çdokënd që abuzon me detyrën në sistemin shëndetësor. "Do të ndjek me rigorozitet, këmbëngulje, çdo lloj hapi që ligji përmban që të mos e shpëtojë nga dara e drejtësisë apo gjykimit ai që ka abuzuar", tha sot për mediat ministri Kosova.
I pyetur lidhur me rezultatet e auditit të ndërmarrë nga MSH, Kosova theksoi se mangësitë në auditit janë në menaxhimin e ilaçeve, ndërkohë që, sipas tij, faturat fiktive kanë dëmtuar sistemin shëndetësor. "Ajo që ka dëmtuar më shumë sistemin shëndetësor janë faturat fiktive, që kanë hyrë fatura, por jo ilaçe dhe u është dashur qytetarëve t’i blejnë nga xhepi", tha Kosova, ndërsa theksoi se këto raste po evidentohen.
"Unë do të ndaloj në rrugën për t’a bërë sa më transparente rrugën e menaxhimit të buxhetit që qeveria i drejton pacientit", theksoi më tej ministri i Shëndetësisë.
Kosova solli në vëmendje dhe një tjetër fakt, të konstatuar më së shumti në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' në Tiranë. "Ndoshta ndonjë shef shërbimi, i prirur nga puna në sektorin privat, ose spitalet private, mund të paraqesë pengesa për pacientët. Kam të gjitha pikat e komunikimit për të qenë në brendësi të situatës dhe nëse një shef shërbimi i thotë pacientëve që do të anullohet operacioni, sepse mungon një ilaç, absolutisht që ky do të përplaset me të gjitha masat ligjore që kam në dorë për të bërë me atë që abuzon me sektorin shëndetësor", tha Kosova.
Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi përballje me masat ndëshkuese ligjore me çdokënd që bën në kundërshtim me interesin e pacientëve. "Jam i hapur dhe prirur për çdo lloj propozimi, sugjerimi, për të përmirësuar punën, por për të abuzuar nuk do të lejoj askënd", përfundoi ministri Kosova.
Kosova ktheu më parë tenderin e medikamenteve për furnizmin me ilaçe në QSUT, pikërisht për shkak të abuzimeve. Nga kontrollet që u kryen, u konstatua një abuzim prej 2.4 miliardë lekësh, tendera të kryera në masën më të madhe për blerje medikamentesh. Ministri Kosova denoncoi faktin që çmimet e barnave në disa raste janë 5 herë më të larta se lista bazë e medikamenteve, ç’ka do të thotë që pacientët kanë pasur 5 herë më pak barna nga ajo që duhet të kishin. Ndërsa, sipas tij, ilaçet për pacientët me tumore janë blerë 8-fish më shumë se çmimi që duhet të ishte nga spitali onkologjik.
(m.a/ata/BalkanWeb)