E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon për më shumë se një orë guvernatorin Ardian Fullani

Kryetari i PS, Edi Rama- faqe 3Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka takuar për më shumë se një orë guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Ende nuk ka detaje në lidhje me këtë takim.

Ai u zhvillua në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Kryetari i PS ka nisur një seri takimesh me drejtues të institucioneve të pavarura.

Fillimisht Rama është takuar me presidentin Bujar Nishani, për të cilin ka diskutuar në lidhje me tranzicionin paqësor të pushtetit.

Më pas ai u takua në po të njëjtën ditë me kryeprokurorin Adriatik Llalla, me të cilin diskutoi për gjendjen e krimit në vend./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›