E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Çmimet ushqimore janë ulur me 0.6 përqind

Çmimet e shportës ushqimore përgjatë muajit qershor janë ulur me 0.6%. Sipas Institutit të Statistikave, inflacioni në krahasim me një vit më parë është 2.3%.

Ndërkohë që nëngrupet që kanë pësuar më shumë ulje janë “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 1.4 përqind. Ulja më e madhe prej 10.4 përqind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”.

Ndërkohë që nëngrupet që kanë pësuar rritjen më të madhe  janë frutat me 3.5 % dhe qeraja e banesave me 0.6%.

Ulje gjithashtu ka pësuar edhe çmimi i naftës me 0.7 përqind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.4 përqind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›