Rivali i pashpallur i Bashës dhe Olldashit: Fajin për humbjen e ka Berisha
Në mbledhjen e kryesisë para disa ditësh, kryetari në detyrë i PD, Sali Berisha, shpalli katër emra kandidatësh për të marrë kreun e PD. Mes tyre ishte edhe emri i Astrit Sinanajt.
Megjithatë ai nuk arriti të hynte në garë, duke thënë se nuk e kupton se përse nuk është zyrtarizuar kandidatura e tij.
Duke folur për Shqip, Sinanaj thotë se kandidatët e rinj të PD-së nmuk kanë ndonjë ndryshim në platformat e tyre.
Fajin për humbjen e PD-së, ai ia lë Sali Berishës.
Ai mori shumë pushtet, duke diktuar edhe emrat e deputetëve. Kjo nuk ka qenë një fitore e PS, por një dënim për Saliun, thotë Sinanaj.
Sipas tij, nëse do kandidonte, atëherë në bazë të platformës së tij do të qëndronte parimi se politika nuk është sipërmarrje.
Prej vitesh në Shqipëri është instaluar një parim që të vjedhim sa të mundim për të mbijetuar dhe ska asnjë alternativë tjetër, thotë ai./ep