E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon presidentin austriak dhe flet për APA-n: Shpresojmë se zgjedhjet do jenë të lira (por su përgjigjet dy pyetjeve)

24-prill-Edi-Rama-1024x683Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është takuar në Vjenë me presidentin e Austrisë, Heinz Fischer. Ky i fundit është shprehur për nevojën e zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

Ndërkohë Rama ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve në Austri, APA.

Ne shpresojmë fuqishëm se këto zgjedhje do të jenë të lira dhe të ndershme, kjo është më e rëndësishmja, thotë Rama për agjencinë.

Ai thotë se për të është shumë e rëndësishme edhe fitorja në zgjedhje. I pyetur nëse humbet zgjedhjet, a do jetë ai një deputet i thjeshtë, Rama përgjigjet: Kësaj pyetje nuk i përgjigjem unë, sepse ne do të fitojmë.

Në shkrim theksohet se Rama nuk i mban mëri Ilir Metës për tradhtinë me Berishën. Rama kërkon që të krijojë një koalicion sa më të gjerë të mundshëm, theksohet në shkrim.

LSI është shumë e mirëpritur, thotë Rama.

I pyetur nëse Meta mund të shkojë sërish me Berishën pas zgjedhjeve, Rama thotë se kjo është një taktikë e zakonshme politike.

Gazetari citon rastin e gjyqit për korrupsion ndaj Metës dhe e pyet Ramën nëse drejtësia shqiptare e ka trajtuar rastin e Metës në mënyrë korrekte.

Kësaj pyetje nuk i përgjigjem. Kjo çështje i përket të shkuarës, thotë Rama.

Në shkrim përmendet edhe kriza e KQZ-së, duke theksuar se BE dhe SHBA kanë kritikuar largimin e një anëtari të LSI nga ky komision.

Rama thotë se situata nuk mund të mbetet kështu. Nëse e lënë kështu, do të përballen me pasojat, kërcënon Rama, që nuk sqaron se cilat janë pasojat.

Në fund shkrimi mbyllet: Ndërkohë që Rama e ka quajtur programin e tij zgjedhor sipas lëvizjes kombëtare të shekullit të 19-të Rilindja, vetë Rama duhet të përballet me akuza për korrupsion. Siç njofton portali BalkanInsight, po bëhen hetime për shpërdorim detyre: gjatë kohës që Rama ishte kryebashkiak, ai i ka dhënë të shoqes një leje ndërtime të parregullt. Në këtë mënyrë, Rama gjen në orbitën e korrupsionit shoqëri të mirë jo vetëm me Metën, por edhe me Berishën: kryeministri dhe anëtarët e familjes së tij kanë qenë të implikuar në të kaluarën me korrupsion dhe krim të organizuar./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›