Rama takon presidentin e PE Schulz Nuk jepet nje date per marrjen e statusit

Kryeministri Edi Rama nisi sot vizitën dyditore në Bruksel. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ai shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha.
Rama u takua në fillim me kreun e PE-së, Martin Schultz për të vijuar me një fjalim në Komisionin e Jashtëm të PE.
Në fund të debatit të zhvilluar në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, eurodeputetët kanë mbetur pa përgjigjje për çështjet thelbësore të integrimit Europian të Shqipërisë. Interesit të veçantë të eurodeputetëve, se si do ta luftojë qeveria e re luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kryeministri Rama i është përgjigjur me një fjali: duke modernizuar organizma të rëndësishëm qeveritarë si agjensitë dhe hallka të tjera të rëndësishme. Kjo ishte pyetja e shumicës së eurodeputetëve, të cilët mbetën pa përgjigje konkrete. Të njëjtin fat pati edhe pyetja e eurodeputetit Jelko Kacin që e pyeti kryeministrin Rama, se si ai do të luftojë korrupsionin në partinë e tij. Eurodeputetët u interesuan gjithashtu për një sërë problemesh që kanë pritshmëri të larte në institucionet evropiane, sidomos dialogu politik me opozitën, marredhëniet ne rajon dhe ekonomia e vendit
Eurodeputetë si Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit të PE për Evropën Juglindore Parlamenti Evropia theksuan, se edhe pse testi i zgjedhjeve u kalua me sukses dhe kalimi i pushtetit u bë në nnjë rrugë të civilizuar. Është e domosdoshme që dialogu të ruhet mes faktorëve politikë edhe në të ardhmen. "Unë e di se Parlamenti Evropian do të donte të shikonte realisht që Shqipëria të vazhdojë të bëjë ndryshime pozitive edhe në të ardhmen. Dhe, duke pritur që këto të bëhen, mund të themi se nëse punët vazhdojnë kështu, Shqipëria i ka mundësi reale që në dhjetor të marrë statusin e vendit klandidadat të Bashkimit Evropian" është shprehur ai
Takimi midis presidentit të Parlamentit Europian Martin Schulz dhe kryeministrit Edi Rama është fokusuar të nevoja për rimëkëmbjen ekonomike dhe uljen e papunësisë në Shqipëri dhe në Bashkimin Europian. Presidenti i Parlamentit, Martin Schulz ka preçizuar, se është diskutuar veçanërisht për masat që duhet të merren për të luftuar papunësinë e të rinjve dhe se ka dëgjuar pikëpamjet e kryeministrit në këtë drjetim. Por Martin Schulz nuk ka mundur ti referoeht asnjë statistike apo të dhëne preçize të dhënë nga kryeministri shqiptar. I pyetur në konferencën për shtyp pas takim, se cilat janë shanset që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit Martin Schulz ka evituar të përcaktojë data preçize për vendime lidhur me integrimin europian të Shqipërisë para zgjedhjeve europiane :
« Është komisioneri Stefan Füle që po punon ç’është e mundur që të përshpejtojë proçesin. Është e vështirë që të jepen data. Unë jam në favor të përshpejtimit të proçesit mbështes statusin e kandidatit, por a mund të ndodhë para zgjedhjeve europiane, kjo është e paparashikushme. Mendoj, se qeveria e re ka zgjedhur titullin. Qeveria e aleancës së re europiane. Kjo tregon, se vendi ka një perspektivë të qartë europiane dhe një qëllim të qartë në këtë drejtim. Kam përshtypjen se kjo është e mirëpritur jo vetëm në gjirin e institucioneve europiane, por edhe shteteve anëtare » ka deklaruar Schulz. Kryeministri i Shqipërosë është shprehur, se mazhoranca ka marrë një mandat për ndryshimin do sjellë ndryshimin dhe do ti ofrojë opozitës atë për të cilën ka vuajtur më parë. » ne do të fillojmë ti ofrojmë opozitës atë që na është mohuar dhe pastaj do vijojmë me refomre të rëndësishme për krimin e organizuar dhe korrupsionin » është shprehur Edi Rama. Kryeministri Edri Rama ka një sërë takimesh me personalitete europiane ditën e nesërme