E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres takim dyditor i Presidenteve te vendeve te Rajonit

Tre nga katër presidentët e Rajonit, kanë mbërritur në Durrës për të marrë pjesë në takimim e 5-të Rajonal. Fillimisht ka mbërritur presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, dhe me pas presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, dhe presidenti i Maqedonisë, George Ivanov. Katër presidentët pritet të zhvillojnë një takim dy ditor, ku do të diskutohet për shfrytëzimin praktik të mundësive për bashkëpunim rajonal më efikas. Synimi i takimit është shfrytëzimi i mëtejshëm i fushave me interes të përbashkët që forcojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe nxisin bashkëpunimin rajonal edhe ne kuader te proceseve eurointegruese të vendeve tona.

Presidenti Nishani takon homologen e tij kosovare Jahjaga
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani para nisjes se Takimit të 5-të Rajonal të Presidentëve priti dhe zhvilloi nje bisede Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Duke e uruar Presidenten Jahjaga për arritjet e Kosovës kreu i Shtetit nënvizoi se realiteti atje ka bindur edhe më skeptikët se pavarësia ishte zgjidhje e drejtë dhe pa alternativë. Presidentja Jahjaga e vlerësoi takimin e presidentëve të rajonit si shumë të rëndësishëm në shërbim të bashkëpunimit dhe axhendës europiane të vendeve tona dhe të rajonit në tërësi, sepse i kanë shërbyer intensifikimit të bashkëpunimit politik, ekonomik e tregtar, e po ashtu realizimit të axhendës së përbashkët europiane. Të dy presidentët shprehën vullnetin e përbashkët që të nxisin qeveritë përkatëse për ndërtimin e një strategjie të përbashkët të bashkëpunimit ekonomik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›