E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon zv/ambasadoren e SHBA

Zv.Ambasadorja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Deborah Jones pati nje takim koke me koke per me shume se nje ore ne bashkine e Tiranes me kryesocialstin Edi Rama i cili shoqerohej nga nenkryetari i grupit parlamentar Eduart Shalsi. Pas takimit Jones nuk dha asnje koment per mediat por qellimi i bisedes mes te dyve mendohet te kete qene qendrimi i kundert i socialisteve ne Kuvend per gjykaten administrative nje projekt i financuar nga amerikanet.

Nuk dihet pergjigja dhe argumentimi i kryesocialistit perballe zv.ambasadores amerikane edhe pse ne konferencen e tij per shtyp pak minuta pas takimit Rama nuk pranoi te jape nje pergjigje per kete takim.

Socialistet e kane kushtezuar voten e tyre per Gjykaten Administrative me transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit ndersa kane kerkuar edhe ndryshime shtese ne kete ligj.

Nga ana tjeter kreu i mazhorances Sali Berisha per dite me rradhe ka riperseritur ftesen e tij per te miratuar gjykaten administrative ne kuvend me cfaredo ndryshimesh qe te propozoje PS.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›