E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama te distancohet nga kercenimet e Doshit"

Mazhoranca i beri thirrje dje kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, qe te distancohet nga vepra penale qe deputeti i PS-se, Tom Doshi kreu dy dite me pare ne Kuvend. Deputeti demokrat, Eduard Halimi, akuzoi dje ne emer te selise blu, se Doshi, kreu nje veper te paster penale, ne prani te shumices se deputeteve ne seancen plenare te se henes, duke kercenuar me vdekje deputetin demokrat Gent Strazimiri. "I kerkojme zotit Rama qe te te distancohet qarte nga nje veper e paster penale, e kryer ne prani te shumices se deputeteve te Parlamentit, dhe te denoje publikisht autorin e saj Tom Doshi. Ne rast te kundert, kemi te gjithe te drejten te besojme se Edi Rama eshte bashkefajtor dhe nxites i asaj vepre te shemtuar dhe se ai miraton vrasesin dhe dhunuesin edhe kur ky eshte deputet i Partise Socialiste", tha Halimi. Sipas tij, te gjithe munden te shohin qarte se ne sallen e Kuvendit, Doshi kercenoi me vdekje nje deputet te PD-se, Gent Strazimiri. Perplasja ne seance plenare, erdhi pas fjalimit te mbajtur nga Strazimiri, se socialistet me nje sms njoftohen dhe largohen menjehere. Ashtu si po me nje sms njoftojne familjaret e tyre per vendime te tjera. Kaq mjaftoi te irritoje shume deputetet socialiste, disa prej te cileve ishin dite me pare ne greve urie larg familjareve te tyre. Teper i acaruar, deputeti i PS-se, Tom Doshi, u ngrit nga tavolina e tij dhe i kerkoje Strazimirit te pushoje dhe mos preke familjen. Menjehere pas tij u ngriten dhe deputete te tjere te opozites te acaruar nga fjalimi i Strazimirit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›