Ristani: "Djegia e fleteve, ne gusht-shtator"
Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, tha dje se fletet e votimit do te digjen ne muajin gusht. Sipas Ristanit nje vendim i tille do te merret, pasi duhet qe te nise pergatitja me procesin e zgjedhjeve vendore te pushtetit lokal, qe do te zhvillohen ne vitin 2011. Ristani sqaroi, se kjo periudhe perkon me shpalljen e dates se zgjedhjeve nga Presidenti i Republikes per vitin 2011 dhe menjehere pas kesaj, KQZ nis nga puna me pergatitjen e te gjithe bazes materiale per zgjedhjet e ardhshme vendore. Shpallja e dates se zgjedhjeve te reja, ne baze te ligjit behet nente muaj para zhvillimit te tyre, qe eshte pikerisht periudha gusht-shtator.