Sot hyn në fuqi rekomandimi për vizat për Shqipërinë

Sot në mesditë hyn në fuqi Rekomandimi i Kolegjit të Komisionerëve për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen.
Vendimi i marrë dje përmes "procedurës së shkurtuar "do të bëhet publik sot nga Komisionerja për çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë, në një konferencë për shtyp, Sisilia Malstrom . Paralelisht me propozimin për heqjen e regjimit të vizave, Shqipërisë i janë vënë tre kushte ku i kërkohet
strategji për riintegrimin e të riatdhesuarëve;
zbatim efikas i kuadrit ligjor për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit;
e po kështu zbatim efikas të ligjit të ri për konfiskimin e aseteve kriminale.
Ndërkaq çështja e vizave do të jetë edhe në axhendën e ministrave të brendshëm të BE-së takimi i të cilëve do të zhvillohet në datat 3-4 qershor .