Rama të hënën në Durrës, mbledhje me kabinetin qeveritar
TIRANË- Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, pritet të zhvillojë të hënën mbledhjen e radhës me kabinetin e ri qeveritar, në Durrës.
Sipas mediave të shkruara, mbledhja e së hënës ishte parashikuar të zhvillohej në Shkodër, por zgjedhjet që zhvillohen të dielën në komunën Rrethina kanë qenë arsyeja e ndryshimit të vendit të takimit të ministrave që pritet të nisin punën në 9 shtator.
Mësohet se të gjithë ministrat do të paraqesin para kryeministrit Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse. Pritet që të mbledhjen e qeverisë të diskutohet dhe për çështje të tjera, të cilat kanë të bëjnë qeverinë, por dhe diskutimi për nivelet e tjera të qeverisjes.
Ky është takimi i dytë i kreut të ri të maxhorancës qeverisëse pas mbledhjes dy ditore të zhvilluar një javë më parë në Vlorë.
"Takim dy ditor i qeverisë së re. Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo, integritet, transparence", është shprehur kryesocialisti Rama lidhur me takimin dy ditor të mbajtur në Vlorë me ministrat e rinj.
(m.a/ata/BalkanWeb)