E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Asnjë diskutim me Greqinë për paketë të re ndihme

FMN nuk ka zhvilluar diskutime me qeverinë greke për një paketë të tretë mbështetjeje, pasi programi aktual parashikohet të vazhdojë deri në vitin 2016, ka deklaruar zëdhënësi i FMN. 

“Në vlerësimin tonë të radhës do të diskutojmë zhvillimet dhe do të shohim ku gjendemi”, iu tha gazetarëve zëdhënësi i FMN, Jerry Rice, duke iu referuar nevojave për financim të Greqisë. “Shifrat sigurisht do të mund të ndryshojnë nga njeri kah apo nga tjetri”, shtoi ai. 

Sipas FMN, vlerësimi i radhës i programit të Greqisë do të kryhet në gjysmën e dytë të muajit shtator, megjithëse nuk është e qartë nëse do të ketë përfunduar para apo pas zgjedhjeve federale në Gjermani që do të mbahen më 22 shtator. 

Edhe komisioneri europian për çështjet ekonomike Olli Rehn, tha se nëse Greqia do të ketë nevojë një paketë të tretë mbështetjeje, asnjë vendim nuk mund të merret, derisa Trojka të përfundojë vlerësimin e radhës. “Reformat ekonomike të Greqisë po avancojnë më mirë nga sa dy vitet e para të programit, sepse tashmë ka mbështetje më të gjerë por jo të plotë në shoqërinë greke në favor të reformave”, theksoi Rehn. 

"Rimëkëmbja e brishtë ekonomike e Eurozonës që u evidentua tremujorin e dytë të këtij viti pritet të vazhdojë edhe më tej e në 2014-n, por edhe të bëhet më e qëndrueshme", deklaroi ai. 
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›