Rama të ngushtojë të çarat mes qeverisë dhe opozitës
Jelko Kacin, nënkryetar i Delegacionit të PE për Evropën Juglindore
Bruksel vlerëson pozitivisht zhvillimet e fundit në Shqipëri, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit, por tërheq vëmendjen për të shmangur euforinë dhe gabimet e së kaluarës së afërt. Jelko Kacin, numri dy i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore thotë shprehte për mediat shqiptare në Bruksel se shumica e re qeverisëse të punojë shumë për “të ngushtuar të çarat që kanë ekzistuar gjithmonë midis opozitës dhe shumicës qeverisëse” në Shqipëri. I pyetur se si duhen vazhduar këto zhvillime pozitive, në mënyrë që vendi të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat, Kacin shpreson se Edi Rama do ta ftojë opozitën të punojnë së bashku për këtë qëllim. Institucionet evropiane po ndjekin me vëmendje periudhën paszgjedhore dhe kanë bërë të qartë se tranzicioni i qetë dhe pa probleme i pushtetit është një test i dytë, po aq i rëndësishëm sa zgjedhjet. Kjo periudhë do të ndikojë shumë në konkluzionet e raport-progresit të Komisionit Evropian, të tetorit, si dhe në marrjen e statusit të vendit kandiat të BE-së, qe pritet në samitin evropian të dhjetorit.