Rama te tregu çam, premton heqjen e taksës për biznesin e vogël

Ndërsa ka takuar tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre te tregu çam në kryeqytet, kreu i PS-së Edi Rama, ka premtur sërish heqje të taksës për biznesin e vogël me ardhjen e soicalistëve në pushtet.
Kreu i selisë rozë tha se zerimi i taksave do të jetë rruga për rivitalizimin e biznesit të vogël.
Ndërsa tregtarët i kanë shprehur kryesiocialistit shqetësimin e tyre për rritjen e taksve, rritjen drastike të çmimeve që pasohet nga rënia e fuqisë blerëse.
Kryesocialisti Edi Rama prej kohësh ka apeluar qeverinë të mos presë qeverisjen socialiste, por të heqë sa më parë taksën për biznesin e vogël.