Meta rizgjidhet kryetar i LSI: Fitore e bukur, me garë dhe debate

Rikonfirmohet për një mandat të dytë në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kreu aktual i saj Ilir Meta. Në një garë të hapur dhe një proces terësisht transparent e cila u ndoq edhe nga mediat , Ilir Meta ka fituar me një rezultat të bindshëm ndaj kandidatit tjetër Luan Rama, duke marrë 24 439 vota ndaj 6653 që kishte marrë Rama.
31 442 anëtarë te LSI shkuan dje drejt kutive te votimit ne te gjithe Shqiperine, në 159 qëndra votimi dhe me parimin nje anetar nje vote ia besuan drejtimin e partise kryetarit aktual Ilir Meta.
Rezultati u konfirmua nga kryetari i KQZ-së për këtë proces zgjedhor, Ylli Manjani, me prezencën e dy kandidatëve në garë, të cilët uruan njëri-tjetrin sukseset.
Vetë Ilir Meta e konsideroi një fitore shumë të vlefshme, duke vlerësuar garën dhe debatin e hapur brenda partisë. Meta vlerësoi se politika ka nevojë për debat dhe alternativë dhe sipas tij LSI e sjell politikën në një stad më të lartë.
“Kërkoj falje për numrin e kufizuar të qendrave të votimit. Kjo është një fitore shumë e mirë se ajo tjetra, është një fitore në garë dhe vecanërisht hapja e debatit brenda partisë që do të vazhdojë edhe më etj. Politika ka nevojë për debat dhe alternativë, LSI e sjell politikën në një stad më të lartë, të japim shembullin duke zbataur standardet edhe vetë brenda parties. Sëbashku me Ramën dhe anëtarët e tjerë të LSI do të vazhdojmë punën dhe bashkëpunimin për sfidat në vazhdim dhe zgjedhjet e 2013”-u shpreh Meta.