E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama thirrje emigrantëve nga Selaniku: Investoni në Shqipëri, do të paguani më pak taksa dhe do të keni më shumë fitime

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje nga Selaniku gjithë emigrantëve të kthehen në vendin e tyre.

Gjatë fjalës së tij me shqiptarët e Greqisë, Rama iu tha emigrantëve të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, pasi do të kenë më shumë fitime dhe më pak taksa.

“Ejani në Shqipëri. Paguani më pak taksa se në Greqi dhe jeni në tokën tuaj. I bëj thirrje çdo shqiptar që ka një truall në fshat, i them sot pa asnjë dyshim të investojë kursimet në agroturizëm, s’ka nevojë të kthehet me gjithë familjen, por nëse investon për të hapur derën e shtëpisë së vjetër dhe për ta kthyer në bujtinë do të ketë prej saj të ardhura më ta larta nga puna që bën këtu”,  tha Rama. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›