E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama thirrje të rinjve të investojnë në Shqipëri: Nga maja e Thethit u dërgojnë të para familjarëve në emigrim, në Itali e Angli

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve që janë larguar nga fshatrat dhe kanë shkuar në qytet apo jashtë Shqipërisë, të kthehen dhe të investojnë në tokat e gjyshërve të tyre. Ai theksoi se çdo i ri mund të bëhet “Zot” i tokës së tij dhe të shfrytëzojë mundësitë që ofron natyra dhe turizmi për të zhvilluar biznesin dhe për të sjellë të ardhura.

Rama theksoi se të rinjtë në Theth janë një shembull i mirë, pasi ata mbajnë familjarët e tyre që janë në emigracion me të ardhurat që sigurojnë nga turizmi dhe bujqësia. Ai u bëri thirrje të rinjve që të kthehen dhe të investojnë në fshatrat e tyre, duke mos u ankuar për mungesën e mundësive, por duke shfrytëzuar resurset e pasura të Shqipërisë.

“Për ata që janë në qytet dhe ankohem se s’kanë punë, apo që janë në emigracion dhe po bëjnë dy punë, mund të kthehen dhe të bëjnë atë që po bëjnë të rinjtë nga Thethi, që po bëhen gurë të rëndë në vendin e tyre.Në çdo pikë të Shqipërisë, në çdo fshat ore më i humburi qoftë, aty ku ka një tokë nga gjyshi nuk je ti më që duhet të rropatesh se ku do e çdo prodhimin, por ti je Zot atje dhe të vijnë atje për të shijuar atë që ofron, Prandaj dhe turizmi quhet eksport”, theksoi Rama. ,” tha Rama.

Ai shtoi se të rinjtë në Theth nxjerrin të ardhura për veten dhe për familjarët që janë në emigracion, duke mundësuar një jetë më të mirë për të gjithë ata.

“Dua që sa më shumë të rinj nga fshati që i kanë kthyer kurrizin tokës së gjyshërve që enden në qytet duke u ankuar se s’kanë punë, apo ato në emigracion që rropaten duke bërë 2 punë me paga që nuk i dalin, duke fjetur 4-5 veta në një dhomë, të mund të bëjnë, atë që po bëjnë të rinjtë nga Thethi në majën e majave që po kthehen dhe po bëhen gurë të rëndë në vendin e tyre. Madje ata atje në majë të malit nxjerrin të ardhura për vete dhe familjarët që kanë në emigracion, që kanë fëmijë për të dërguar në shkollë dhe nuk ju del më siç ju dilte.”, tha Rama.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›