E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama u dhuron lule mësuesve për festën

Tiranë, 7 mars, NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste ka zgjedhur kopshtin 52 në kryeqytet për të uruar mësuesit për festën 7 marsit.

Rama ka përcjellë urimet për të gjithë ata mësues, edukatorë që me përkushtim e dashuri arrijnë tu përcjellin fëmijëve dhe nxënësve të tyre, vlerat dhe dijet për tu bërë qytetarë të denjë për komunitetin ku jetojmë.

Nga ky kopsht i Tiranës duam të bëjmë një urim: Gëzuar 7 Marsin, për të gjithë edukatoret, mësueset, të gjithë ato nëna të mira që na mësojnë, na edukojnë, na rrisin, na argëtojnë, u shpreh Kryebashkiaku Rama për të gjithë edukatorët, mësuesit e mësueset.

Kryebashkiaku Rama ka dhuruar lule për edukatoret e kopshtit 52, duke përcjellë njëkohësisht mirënjohjen e Bashkisë së kryeqytetit për të gjithë edukatorët publikë të Tiranës.

m.xh/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›