Topalli, uron mësueset dhe gratë për fesat

Tiranë, 7 mars, NOA Ka zgjedhur një mënyrë të
veçantë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli për të kremtuar festat e 7 dhe 8
marsit. Në ceremoninë e organizuar në Kuvend, u ka dhënë mundësinë, arsimtareve
dhe grave që të vizitojnë ambientet e Kuvendit.
Të pranishme në takimin me kryeparlamentaren kanë qenë mësuese, shkrimtare, artiste, biznesmene, nëna e gra nga Tirana, si edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë.
Topalli i shoqëruar të ftuarit në ambientet e komisioneve parlamentare, në sallat e mbledhjeve, në mjediset ku çdo ditë debatohet e bëhen ligje.
Në fjalën e saj Kryetarja e Kuvendit u uroi mbarësi e sukses në jetë, të gjithë vajzave, motrave dhe nënave, atyre që Zoti u ka dhënë madhështinë e amësisë, sepse nuk ka gjë më të shtrenjtë në këtë botë se nënat.
Në bisedat me të ftuarat Kryetarja e Kuvendit ndau me to gëzimin por edhe shqetësimet e përditshme, duke i inkurajuar fort për të mos u dorëzuar kurrë e për ti shndërruar historitë e tyre në histori suksesi.
m.xh/NOA