E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama u shkruan kryetareve te partive politike parlamentare

“Me lejoni te ndaj me ju tekstin e parimeve e te angazhimeve te plota te Partise Socialiste te Shqiperise ne lidhje me anetaresimin e Shqiperise ne NATO, si dhe ne te njejten kohe te kerkoj mbeshtetjen tuaj dhe te partise qe ju drejtoni per miratimin e Projektrezolutes se mbeshtetur mbi keto angazhime e parime, te cilen Grupi parlamentar i Partise Socialiste do t’ia parashtroje per miratim Kuvendit te Shqiperise, si shprehje te vullnetit te mire te te gjitha partive tona parlamentare per te permbushur detyrimet e perbashketa ne prag te Samitit te Bukureshtit. Duke shpresuar ne kontributin tuaj per persosjen e tekstit bashkelidhur dhe duke shprehur bindjen se ndajme se bashku shqetesimin per domosdoshmerine e nje perpjekjeje te perbashket e intensive ne kete vigjilje kaq te rendesishme per Shqiperine e shqiptaret, sic eshte kjo qe na ndan nga Samiti i Bukureshtit, me lejoni t’ju falenderoj paraprakisht per mirekuptimin dhe t’ju uroj cdo te mire”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›