E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama uron Hanuka-n: Shpresë dhe dritë në jetën e të gjithë hebrenjve

Kryeministri Edi Rama  komunitetin hebre në Shqipëri për festën Hanuka.

Në një postim në platfomrnw “X” Rama shkruan se “ndërsa dritat e Hanuka ndriçojnë shtëpitë dhe zemrat, unë u dërgoj përshëndetje dhe bekime të përzemërta”.

“Hanuka, Festivali i Dritave, feston triumfin e dritës mbi errësirën, i spiritualitetit mbi materializmin dhe i lirisë mbi shtypjen. Është një kohë për të reflektuar mbi mrekullinë e Makabenjve dhe forcën e qëndrueshme të besimit”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh “lërini qirinjtë e Hanuka të sjellin shpresë dhe dritë në jetën e të gjithë hebrenjve dhe shkëlqimi i tyre u kujtoftë të gjithëve unitetin dhe qëndrueshmërinë që përcaktojnë shpirtin njerëzor”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›