E Martë, 3 Nëntor 2026

Përzgjedhja e prokurorëve të rinj të SPAK, KLP dërgon 3 emra për kontroll pasurie

Prokurorisë së Posaçme (SPAK) i shtohen edhe tre prokurorë të rinj të zgjedhur sot pas dëgjimit të 8 kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Ols Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani janë prokurorët me pikëzimin më të lartë që i dërgohen SPAK-ut për të verifikuar pasuritë dhe figurën e fitueseve, ndonëse të tre fituesit e kanë kaluar vettingun.

Secili nga kandidatët pati 30 minuta për të shpalosur platformën e tyre. Seanca u ndoq nga afër edhe nga përfaqësues të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ambasada shpërndahu edhe një njoftim në profilin e saj në Facebook, ku shprehte se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›