Rama uron besimtarët katolikë për festën e Zojës së Shkodrës: I priu shqiptarëve drejt ditës së bardhë!

Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët katolikë për festën e Zojës së Shkodrës. Në një mesazh urimi, Kryeministri Rama shprehet se “urtësia e patronazhit shpirtëror të Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Shqipërisë, i priu shqiptarët drejt ditës së bardhë dhe mu ashtu vigjilon dhembshurisht mbi ta prej më shumë se pesë shekujsh! Për shumë vjet gëzuar festën e Zojës së Shkodrës, Zojës së Shqipërisë”.
Në qytetin Shkodrës që prej kohëve të lashta nderohej me përkushtim të veçantë, një figurë e mrekullueshme, ajo e Zojës. Historia e saj, është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë, katolicizëm i cili, me vdekjen e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, më 1468, nisi udhën e vet të kryqit.