Rikthehet opozita në mbledhjen e KQZ-së

Rikthehet opozita në mbledhjen e KQZ-së. Tre anëtarët e KQZ-së janë Subashi, Laze dhe Varfri. Anëtarët e opozitës mungonin prej tre mujash në KQZ.
Ndërkaq, një ditë më parë, Partia Socialiste ka lëshuar alarmin për shkeljet flagrante që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po i bën procesit zgjedhor.
Ka qënë deputeti Fatmir Xhafaj , i cili ka lëshuar një apel ndaj misionit të OSBE-ODIHR-it, Partnerëve Ndërkombëtare që të mos qëndrojnë indiferent ndaj veprimeve tërësisht të njëanshme të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.