Rama vendos stola prej guri para Kryeministrisë dhe përsërit thirrjen për dialog

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe sot thirrjen drejtuar studentëve për dialog.
Por ndryshe nga ditët e mëparshme, Rama ka vënë para Kryeministrisë stola prej guri me mbishkrimin “Dialog” mbi ta.
Dy ditët e fundit, Rama nxori karriget e zyrës së tij, por ato u thyen nga protestuesit, të cilët kanë refuzuar dialogun.
/r.e/