E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama vizite ne Kosove


Në prag të festës së flamurit, kreu i opozitës shqiptare EdiRama viziton Prishtinën. Kryetari i Partisë Socialiste u prit në selinë e qeverisë nga kryeministri kosovar Hashim Thaci, të cilit i përcolli mesazhin, se politika shqiptare është e bashkuar për Kosovën.

“Kosova është një nga ato pika të palëvizshme dhe bashkuese për gjithë klasën politike në Shqipëri. Ne jemi të gjithë një dhe s’ka asnjë dallim mes qeverisë dhe opozitës përsa i takon rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe rrugës së një kombi të bashkuar shqiptar drejt Evropës”, deklaroi Rama.

“Në bashkëpunimin mes dy vendeve një rol të rëndësishëm po luan edhe opozita shqiptare. Kjo vizitë bëhet në prag të festave të nëntorit, Ditës së Ne jemi të gjithë një dhe s’ka asnjë dallim mes qeverisë dhe opozitës përsa i takon rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe rrugës së një kombi të bashkuar shqiptar drejt Evropës

Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste Pavarësisë dhe ditës së Adem Jasharit, të cilat na mbledhin së bashku. Uroj gjithë shqiptarët për këto festa”, u shpreh nga ana tjetër Thaci.

Gjatë takimit kreu socialist i prezantoi kryeministrit kosovar programin e ri të partisë, ku përfshihet një propozim për unifikimin e sistemit arsimor në Shqipëri dhe Kosovë.

“Pata kënaqësinë t’i dhuroj kryeministrit një kopje të programit tonë të ri, të PS dhe opozitës shqiptare, ku një ide e rëndësishme që zhvillojmë në aspektin e arsimit është ideja e një sistemi të unifikuar arsimor mes Kosovës dhe Shqipërisë për t’u dhënë mundësi të gjithëve që të arsimohen brenda të njëjtit sistem”, saktësoi Rama.

Nga ana e tij kryeministri Thaci u kujdes që gjatë konferencës për shtyp të përgëzonte zotin Rama për librin e tij, sic e quajti ai, një punë mjeshtërore. Ndërkohë që vizita e zotit Rama në Prishtinë vijon pikërisht me promovimin e librit “Kurban” në mjediset e Muzeut Historik.

Më herët gjatë ditës Rama ishte në Bruksel, prej nga akuzoi qeverinë shqiptare se po përpiqet të fshehë krizën financiare që po kërcënon vendin. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Ternava: Në Kosovë po hyjnë radikalët
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që t’i kontrollojnë mirë kufijtë, pasi vlerëson se në Kosovë po hyjnë individë të dyshimtë, të cilët përmes aktiviteteve fetare po synojnë indoktrinimin e rinisë me frymë ekstremiste. Thaci: 2012, viti i liberalizimit të vizave
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se viti 2012 do të jetë viti i liberalzimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Kosovë, rriten aplikimet për në polici
Në Kosovë vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të personave që janë të interesuar për t’u anëtarësuar në radhët e Policisë së Kosovës. Barrikadat pengojnë EULEX-in
EULEX-i ende nuk ka arrestuar asnjë person të identifikuar, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymeri dhe djegien e Pikës Kufitare të Jarinjes në korrik të këtij viti.
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi
Festa e Flamurit do ta veshë kuq e zi Prishtinën dhe mbarë Kosovën. Edhe pse qeveria kosovare e ka shpallur ditë pushimi 28 nëntorin, në fakt janë Komuna e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje, por dhe Aleanca Kuqezi nga Shqipëria, ata  që do t’i japin jetë festës në Kosovë.  


Lajmet kryesore

Clinton: Shqiptaret duan qeveri transparente
"SHBA-të partnere të Shqipërisë"
Topi në Itali, vlerëson raportet dypalëshe
Nis udhëtimi i flamurit gjigand
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›