Topi ne Itali vlereson raportet dypaleshe

Presidenti Bamir Topi është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së qytetit të Torinos, Piero Fasino.
Ai u prit fillimisht nga presidenti i Këshillit Rajonal të Piemontes, Valerio Kataneo. Gjatë takimit, presidenti Topi dhe zoti Kataneo vlerësuan marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera e shumëplanëshe që ekzistojnë mes dy vendeve tona, si dhe bashkëpunimin e vlefshëm politik, ekonomik, shëndetësor, kulturor, akademik, duke vënë në dukje gjithashtu edhe nevojën për një intensifikim të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
“Shqipëria shikon tek Italia një partner strategjik, një vend dhe një popull mik me të cilin ne kemi shprehur qartë dhe kemi dëshmuar prioritetet e bashkëpunimit të gjithanshëm në funksion të interesave të vendeve dhe popujve tanë”, vuri në dukje presidenti Topi.
Kreu i shtetit u prit edhe nga kryetari i Bashkisë së Torinos, Piero Fasino. Presidenti i shprehu zotit Fasino konsideratën e lartë për rolin dhe punën e tij në mbështetje të politikave vendore që nxisin integrimin e qytetarëve shqiptarë, të cilët tashmë janë një shembull i bashkëjetesës dinjitoze në Itali, sic tha Topi.
“Komuniteti shqiptar në Itali është një urë e fortë lidhëse, komunikimi mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe aftësia dhe zotësia e këtij komuniteti për t’u integruar në një kohë të shkurtër në jetën e një qytetit të zhvilluar, plot kulturë e histori, siç është Torino, dëshmon për gjenezën dhe identitetin evropian të shqiptarëve që shprehet qartazi, sidomos sot, në aspiratën e mbarë popullit për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane”, u shpreh presidenti i Republikës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Rama: Berisha fsheh krizën
Kreu i opozites Edi Rama, paralajmëron se Shqipëria ndodhet përpara një stuhie financiare. Pas takimit me kreun e grupimit të majtë në Parlamentin Europian, Martin Schultz, nga Brukseli, Rama akuzoi qeverinë për fshehje dhe mohim të krizes.
Sheshi në formë linesi
Endri Xhafo - Unë një gjë nuk kuptoj: çfarë ka dashur të thotë autori me atë trotuarin e vogël trekëndor përpara xhamisë së Ethem Beut, tërësisht jo funksional, që prish simetrinë e trotuareve të Bashkisë dhe të Pallatit të Kulturës dhe futet në trajektoren makinave si pykë? Ridimensionimi i komunikimit politik...
Dorian Koçi - Parabola është një nga mënyrat e të përçuarit të kumtit politik dhe shoqëror që ka një përdorim të gjerë pothuaj në të gjitha vendet e Lindjes. Oketa: Me LSI-në humbëm qytetet e mëdha
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, deklaroi se koalicioni mes PD-së dhe LSI-së realisht nuk i ka sjellë ndonjë përfitim të madh elektoral demokratëve. Në një intervistë për “Shqip”, Oketa thekson se ndërsa PD-ja në zgjedhjet lokale të 2011-s pati tkurrje të votave dhe LSI-ja sipas pretendimeve, rritje, atëherë i bie që koston e kësaj aleance ta ketë mbajtur vetë PD-ja. Madje ai shton se pavarësisht se me LSI-në në krah në zgjedhjet vendore të këtij viti, PD nuk arriti të merrte shumë qytete të mëdha në vend.
Plani i ri urbanistik i Tiranës
Është mbledhur, nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, grupi strategjik për hartimin e planit urbanistik të Tiranës, ku është diskutuar për rrjetin rrugor të kryeqytetit dhe hapësirat e gjelbra.
Lajmet kryesore
Clinton: Shqiptaret duan qeveri transparente
"SHBA-të partnere të Shqipërisë"
Alarmi i Çipës: SOS Saranda
Nis udhëtimi i flamurit gjigand
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi