Meksike policet bojkotojne punen

Agjentët e policisë bashkiake të Karakuaros, në shtetin meksikan të Mikoacanit, kanë hequr dorë në masë nga detyrat e tyre.
Vendimi është marrë pas kërcënimeve me vdekje të ardhura në adresë të tyre nga organizatat kriminale vendase.
Siguria e qytezës me 10 mijë banorë ka kaluar përkohësisht nën kontrollin e ushtrisë, ndërkohë që selia e Drejtorisë së Sigurisë Publike është mbyllur.
Aksioneve të policisë që kanë rezultuar me konfiskimin e drogës dhe parave të narkotrafikantëve, kartelet u janë përgjigjur duke vrarë në masë forcat e rendit.
Praktika e preferuar e grupeve krimianle është prerja e kokave të agjentëve dhe hedhja e tyre para komisariateve të policisë.
Që nga zgjedhja si kryetar shteti, presidenti meksikan Felipe Calderon ka angazhuar ushtrinë për të luftuar kartelet e drogës.
Por dhuna në vendin latin nuk ka ardhur në rënie, por përkundrazi, vetëm në pesë vitet e fundit llogaritet të jenë vrarë rreth 40 mijë persona.
Gjithashtu, një goditje e rëndë për fushatën e Calderon kundër drogës ishte vdekja e ministrit të Brendshëm meksikan, në një aksident ajror disa ditë më parë.
Gjithësesi, së fundmi ushtarët meksikanë i dhanë një goditje jo pak të fortë krimit të organizuar, njëherë duke bllokuar 15.3 milionë dollarë dhe njëherë tjetër duke zbuluar një tunel për transportin e kokainës drejt Shteteve të Bashkuara.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Clinton: Shqiptaret duan qeveri transparente
"SHBA-të partnere të Shqipërisë"
Nis udhëtimi i flamurit gjigand
Alarmi i Çipës: SOS Saranda
Votohet në parim buxheti 2012
Festa e Flamurit, Prishtina vishet kuqezi