E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama vizitë në familjen Hekuran Dedës: S`ka qetësi pa drejtësi

Kreu i Partisë Socialiste ka vizituar familjen e Hekuran Dedës, një nga 4 viktimat e ngjarjeve të 21 janarit. Rama ka zgjedhur festën e Krishtëlindjeve për të bërë një vizitë tek familjarët e të ndjerit, ku shoqërohej dhe nga bashkëshorja e tij Linda. Ndërkohë pas kësaj vizite Rama ka reaguar në rrjetin social Twitter ku ka shpjeguar gjendjen e vështirë të familjarëve të të ndjerit për vënien në vend të drejtësisë, për humbjen e të dashurit të tyre. Lidershipi i PS-së shkruan:


“Me Lindën në familjen e Hekuran Dedës ku s`ka qetësi pa drejtësi dhe ku femijët lexojnë shkrime të tyret për vrasjen që u mundon shpirtin”.
Hekuran Deda , 32 vjeç, baba i dy fëmijëve humbi jetën gjatë pjesmarrjes në protestat e opozitës, të 21 janarit në Tiranë pasi u qëllua me armë zjarri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›