E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI, jo pjesë e spekulimeve për Presidentin

Në kuadër të festave të fundvitit kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Elbasanit. Vizita e tij përkonte me pjesmarrjen e tij në organizimet festive të Forumit të LSI-së.

Ndonëse prezenca e tij ishte jashtë atmosferës politike Meta nuk u ka shpëtuar deklaratave lidhur me zhvillimet e fundit. Rreth kandidaturave për zgjedhjet presidenciale Meta është treguar i rezervuar duke u shprehur se LSI nuk është pjesë e spekulimeve.

“Komenti im lidhur me këtë çeshtje do të jetë në momentin e duhur. LSI nuk preferon të jetë pjesë e spekulimeve për Presidentin, ne jemi pjesë e zgjedhjes”-tha ai.


Ndërkohë Meta nuk ka hezituar të rikonfirmojë qëdrimin e tij kundër përjashtimit të Kastriot Islamit nga PS, duke e cilësuar një fenomen të paprecedentë dhe kthim në të kaluarën.

“Përjashtimi i Islamit është një fenomen i paprecedent, LSI dënon të gjitha lëvizjet e fundit në PS. Ky qëndrim i kësaj partie nuk i shkonte për shtat një figure me kaq kontribute dhe eksperiencë si Islamit. PS me këtë vendim po tregon një kthim në të kaluarën”-theksoi Meta.
Ndërsa në fund ai ka dhënë një bilanc të LSI-së për 2011, duke e cilësuar një vit të suksesshëm, kryesisht në lidhje me zgjerimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›