Vetëvendosja: Në janar bllokojmë mallrat serbe
Aktivistët e Vetëvendosjes po përgatiten që në janar të ndërmarrin një bllokim të pikave kufitare, për t`u vënë në mbrojtje të një vendimi të Kuvendit që e kishin sponsorizuar vetë, e implementimi i të cilit për ta nënkupton bllokimin e hyrjes së maunave me mallra nga Serbia në Kosovë.
Albin Kurti, në një intervistë për Kohën Ditore, ka përshkruar masat që do të ndërmarrë Vetëvendosja për të mbrojtur vendimin e Kuvendit për reciprocitet tregtar, ekonomik e politik me fqinjin verior.
Kurti deklaroi se do të bllokojnë pikëkalimet kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdar, dhe ka dhënë arsyetimin se pse nuk do të bëjë të njëjtën gjë në Bërnjak.