E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, vizitë tre ditore në Prishtinë

Lideri i opozitës, Edi Rama nis sot vizitën e tij në Prishtinë. Njoftimin e ka dhënë vetë ai përmes një shënimi të bërë në profilin e vet  në rrjetin social Twitter. Pas Brukselit, në Prishtinë- shkruan Rama paraditen e sotme në këtë faqe.

Mësohet se Rama ka një axhendë takimesh në këtë vizitë të tij në Kosovë, me kryeministrin Thaçi dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama pritet të promovojë librin e tij, Kurban, në një ceremoni që pritet të mbahet në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›