E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama vizitë zyrtare në Turqi, takon presidentin Erdogan

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi! Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Rama është pritur në pallatin Presidencial nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Pritja me dyer të mbyllura në Kompleksin Presidencial ka zgjatur rreth 3 orë.

Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së Ramës në Turqi dhe as se për çfarë u diskutua në takimin mes tij dhe presidentit Erdogan.

Pritet që të bëhen publike të dhënat e vizitës së kryeministrit Rama në Turqi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›