Greqi, administrata publike paralajmëron grevë 48 orëshe
Ndërkohë që qeveria greke premton masa strikte për të ndihmuar vendin për të dalë nga kriza pas marrjes së huasë 110 miliardë euro, protestat vazhdojnë ta mbajnë të paralizuar vendin helen. në vijim, pritet të zhvillohet një grevë e përgjithshme 48 orëshe e punonjësve të sektorit publik që kundërshton planin 3 vjecar 30 miliardësh. Kjo masë është cilësuar "mizore dhe brutale". Ndërsa në këtë fillimjavë kanë nisur grevën, punonjësit e bashkive. Nga ana tjetër, kryeministri Papandreu ka thënë se anulimi i projektit është i pamendueshëm për të shpëtuar vendin nga falimentimi edhe pse shoqatat e sindikatat e akuzojnë se po e shtyn vendin drejt një katastrofe sociale. Lidhur me vendimin e qeverisë greke për të pranuar huanë e propozuar nga BE dhe FMN-ja, ka komentuar edhe kreu i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. "Ndihma është vendimtare për të ndihmuar Athinën të përfshijë ekonominë në binarët e duhur dhe për të siguruar stabilitetin në zonën e Euros", theksoi Barroso. Sipas tij, komisioni e ka mbështetur programin e qeverisë greke për të dalë nga kriza.