Rama zbret ne baze: Aplikoni per karta

Ky ishte nje nga mesazhet qe percolli kryetari i opozites Edi Rama gjate prezantimit te programit qeverises ne Uznove te Beratit, ne nje nga zonat me te varfera te vendit.
“Berisha pati pafytyresine te thote se abetaret i jep falas, kur ato jane shitur si te gjithe librat e tjere. Kjo gjendje do te ndryshoje pas 20 qershorit dhe ne do t’i japim librat falas dhe jo me rimbursim”, u shpreh Rama.
Kryetari i PS tha se nje nga pikat kyce te qeverisjes se socialisteve do te jete komunikimi me njerezit dhe me grupet e interesit, per te shmangur cdo vendim qe bie ndesh me interesat e qytetareve.
Me pas Rama udhetoi ne autobusin e linjes Uznove-Berat, ku pati nje bashkebisedim te hapur me udhetaret dhe ku u kerkoi atyre qe te marrin karten e identitetit dhe te votojne per ndryshimin ne jeten dhe familjet e tyre.