LSI, Meta takon fasonistët: Do heqim tatimin mbi fitimin
Meta premton lehtësira për biznesin fason në Shqipëri.” Heqje e tatimit mbi fitimin deri në dhjetor të 2010, si dhe me subvencionimin e sigurimeve shoqërore deri në masën 50 për qind.”
TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi të shtunën gjatë një takimi më përfaqësues të biznesit fason në Shqipëri, se "propozimet konkrete që LSI ka për të lehtësuar vështirësitë finaciare të këtyre bizneseve, kanë të bëjnë me heqjen e tatimit mbi fitimin deri në dhjetor të vitit 2010, si dhe me subvencionimin e sigurimeve shoqërore deri në masën 50 për qind.”
Kreu i LSI-së kërkoi të hiqet gjithashtu edhe TVSH-ja për makineritë dhe pajisjet për këtë lloj biznesi.
"Është e rëndësishme që punësimi të jetë në fokusin e qeverisë", tha Meta, duke shtuar se "LSI do të krijojë mundësitë që shumë nga këto aktivitete të hapen në Shqipëri jo vetëm nga sipërmarrës shqiptarë, por edhe nga sipërmarrës të huaj"
(s.g/BalkanWeb)