Rama:Dhimbje për tre viktimat
Kreu i PS në një dalje per mediat, shprehu dhimbje për humbjet e tre jetëve njerëzore. Duke akuzuar palën kundershtare, me në krye kryeministrin Sali Berisha, kreu i opozitës theksoi se kjo demostratë paqësore u provokua duke treguar se tashmë drejtësia nuk ekziston. Me anë të një apeli, Rama iu drejtua të gjithë organteve të drejtësisë që të vihen në lëvizje për ekspertizat e nevojshme.
“Me trishtim e thellë për humbjen e për shkak të një pushteti të verbuar në ethet për të qëndruar me çdo mjet në këmbë, sjelleje barbare te forcave policore që pas përpjekjeve intesive të të gjithëve ne për të qetësuar, u lëshuam mbi ata që qetësisht po largoheshin duke hyrë dhe në mjedise private përballë godinës së kryeministrit të Shqipërisë”.
Ndërkaq, nëpërmjet kësaj deklarate, Rama theksoi se do të vazhdojnë përpjekjet, dhe kjo për dy arsye: “Për një Shqipëri të lirë, ose për një popull i nënshtruar nën thundrën e një pushteti të barbarizuar”