Thirrje për kompromis

Ambasada e SHBA- së, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian,prania e OSBE-së, bën thirrje për demostratën e zhvilluar ditën e sotme në Tiranë. Me anë të një deklarate për shtyp, është dënuar dhuna duke mos qënë paqesore.
"Shprehim keqardhje të thellë që demostrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima. Dhuna dhe përdorimi i tepert i forcës nuk mund të justifikohet dhe duhen shmangur. Bëjmë thirje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve. Shqipëria është një vend demokratik, aspiron per anëtarësimin dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike”
Në fund të deklaratës, bëhet thirrje për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarreveshjet politike ekzistuese.