TERROR POLICOR N RRUGT E TIRANS

Situate terrori ne Tirane. Forca te shumta policie po rrahin gazetare dhe kalimtare ne Bulevard edhe pasi kane shperndare protestuesit. Police me skafandra te shoqeruar ne disa raste nga civile pa uniforma po futen edhe ne ambiente te lokaleve private ne zonat afer Bulevardit duke qelluar mbi njerezit qe ndodhen ne to.
Dhune eshte ushtruar nga police ne lokalet prane kryeministrise. Gjithe qytetaret te cilet kane qene te ndaluar ne keto ambiente por edhe gazetare te mediave kane qene pre e dhunes. Redaktori i politikes i gazetes Shekulli Ened Janina eshte rrahur brutalisht nga pese police te forcave speciale duke e qelluar me tyten e armes shkopinj gome si dhe me shqelma.
Jane dhunuar jo vetem meshkuj e te rinj por edhe burra te moshuar te cilet jane lene ne gjendje te rende pertoke pas rrahjeve. Edhe femijet mesohet se nuk i kane shpetuar dhunes se policeve te cilet ne nje numer te larte nuk kane ngurruar te shfryjne dhunshem kunder cdo njeriu qe ne ate moment levizte. Nje tjeter gazetar i cili ndodhej ne vendngjajre tregoi se uniformat blu nuk kane treguar meshire. Ne nje numer shume te madh per numrin e pakte te njerezve te mbetur ne rruge pas demonstrates te gjithe keta te fundit nuk jane kursyer.
Pame se si po rrihnin nje nga koleget tane por nuk mund te leviznim nga aty ku ishim rrefen nje nga gazetaret. Nese do te dilnim do te na rrihnim edhe ne pasi numri i tyre ishte shume i larte. Nuk kishin meshire. Qellonin me arme me shkopinj gome. Gazetarin e vune poshte dhe vazhdonin ta qellonin. Nje burre plak e lane pertoke. Nuk e di nese arriti ti shpetoje gjalle dhunes se tyre.