E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Është rritur besimi ndaj prokurorisë

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama në një takim me prokurorët e të gjithë vendit ka paraqitur analizën vjetore të këtij institucioni nëpër rrethe. Kryeprokurorja u shpreh se ka pasur rritje të besimit të publikut ndaj institucionit të akuzës për shkak të punës të mirë nga ky institucion. "Të dhënat statistikore tregojnë hapa pozitiv, krahasuar me vitet e mëparshme dhe kjo vihet re në rritjen e numrit të precedentëve penalë të hetuar nga prokuroria. "-theksoi Ina Rama. Ajo ka hedhur kritika ndaj prokurorëve, duke theksuar se aplikohen masa dënimi me burg për persona që nuk paraqesin rrezikshmëri sociale. Sipas saj, persona për krime ordinere dhe të pa rëndësishme burgosen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›