E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Qeveria të mos shpërfillë krizën

Qeveria e kryeministrit Berisha po shpërfill krizën ekonomike që na ka prekur duke rrezikuar ta çojë vendin në të njëjtën krizë si në vitin 96. Kështu sipas kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, Kryeministri po bën shurdh memecin duke shpërfillur në mënyrë të pafalshme paralajmërimeve e Fondit Monetar Ndërkombëtar për krizën dhe rritjen ekonomike e cila parashikonte të jetë zero. Ai bëri thirrje që të marrë parasysh këshillat e fondit dhe të mos luajë me buxhetin e pagave dhe pensioneve për qëllime eelektorale. Rama siguroi se opozita do të mbetet bashkëpunuese sidomso në këto momente kur qëndrimi i saj do ti shkaktonte dëme të pallogaritshme qeverisë. Kryesocialisti paralajmëroi Berishën të mos thellojë borxhin e përbashkët të shkurtojë shpenzimet elektorale, të pranojë rënien ekonomike. Një ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi qeverinë shqiptare se rritja ekonomike për vitin 2009 pritet të jetë 0-1%. Parashikim ky që u mbështet edhe nga guvernatori i Bankës së Shqiperisë Ardian Fullani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›