Nuk zhvillohet procesi per “Bashën”. Avokati: Jam sëmurë
Gjykata e Larte, shtyn seancen gjyqesore ne ngarkim te Lulzim Bashes. Sot pritej të lexohej rekursi ndaj vendimit për shpalljen e pavlefshme të hetimeve të zhvilluara pas nëntorit për Rrëshën-Kalimash.
TIRANE-Gjykata e Lartë nuk e ka zhvilluar procesin gjyqësor ndaj ish-Ministrit të Transporteve Lulzim Basha. Sot pritej rekursi i kërkuar nga Prokuroria ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që shpalli të pavlefshëm hetimet e pas 06.11.2008 ndaj Ministrit Basha për abuzimet rrugën Durrës-Kukës. Mësohet se avokati i Bashës, Zef Nikaj ka dorëzuar në Kolegjin Penal të Gjykatës një raport mjekësor me të cilin pretendoi gjendjen jo shumë të mirë shëndetësore të tij.
Gjykata e Lartë nuk ka arritur deri tani të realizojë asnjë seancë ndaj ish-ministrit të Transporteve aktualisht Ministër i Jashtëm. Pak muaj më parë me pretendimin se axhenda ka qënë e ngjeshur, kolegji penal i kësaj gjykate shtyu zhvillimin e seancës për mars. Dita që ishte caktuar seanca, 16 marsi qëlloi një ditë zyrtare feste dhe Kolegji Penal i Gjykates se Larte shtyu sërisht vendimin për Ministrin Lulzim Basha, dhe këtë radhë për në 8 Prill.
Një muaj më parë përballë këtij Kolegji Penal, pala mbrojtëse e ish ministrit të Transporteve kërkoi mbylljen e cështjes pasi, sipas avokatit, klienti i tij nuk është i pandehur pasi nuk i është komunikuar akuza nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, për abuzimet ndaj rrugës Rrëshen Kalimash.
Pas një hetimi një vjecar Basha u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për “shpërdorim detyre“ dhe “favorizim në tendera“ lidhur me fondet për ndërtimin e rrugës Rrëshen- Kalimash gjatë kohës kur drejtonte ministrinë e Punëve Publike. Dëmi i shkaktuar është 232 milionë euro.
(d.b/BalkanWeb)