E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:Jemi për dialog por, demonstratat nuk i ndalim

TIRANE-Kryesocialisti Edi Rama deklaroi sot në mesditë në një konferencë për shtyp se opozita është gati për dialog e kompromis në kuadër të zgjidhjes së situatës politike në vend, porse demonstratat nuk do të ndalen, por do të vijojnë.

“Rinënvizojmë se jemi të gatshëm për dialog por nuk do të ndalemi në rrugën e protestave paqësore nëse Berisha nuk zbrapset nga rruga antikushtuese ku është futur” theksoi Rama.

Rama tha se demonstratat do të shtrihen në 4 qytete të vendit (Tiranë, Vlorë, Korcë, Lezhë) ku qytetarët do të kërkojnë që të mos ketë paqe në një vend ku jetohet me frikë dhe të mos pranojnë një regjim që lufton puce imagjinare. Rama njoftoi se demonstrate do të mbahen në të katër qytetet, të premten e kësaj jave.
Kreu i selisë rozë Edi Rama ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se po sulmon çdo institucion që është kundër qeverisjes së tij.

Sipas Ramës, kriza nuk kalon duke mbyllur sytë dhe se është absurd fakti që qeveria sheh si zgjidhje zgjedhjet e 8 majit.
“Sulmet ndaj presidentit, Prokurores së Përgjithshme, kryetarit të Shërbimit Informativ si dhe mosdorëzimi i 6 të kërkuarve nga drejtësia për vrasjen e 3 të pafajshme, e bëjnë absurde që zgjedhjet e 8 majit të tejkalojnë këtë situatë”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama: Jemi për dialog por demonstratat nuk i ndalim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›