E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:Kriza ekonomike po përparon shpejt

Partia Socialiste deklaron se kriza ekonomike po përparon me shpejtësi marramendëse dhe se borxhi publik po shkon drejt 100 %. Në bahkëbisedimin e radhës me gazetarët, kryetarit i PS-së Edi Rama gjeti rastin të qortojë qeverinë për rishikimin shumë të vonuar të buxhetit sipas tij pasi tashmë janë marrë pasojat e tij.
Kreu i selisë rozë ka shkuar më tej ndërsa ka paralajmëruar një tjetër rishikim të këtij buxheti brenda vitit.
Sipas tij, fakt që kriza ekonomike ka marrë një udhë të pandalshme janë edhe shitjet e pronave publike që janë nën administrimin e ministrisë së mbrojtjes për të cilat ai paralajmëroi se sapo socialsitët të vinë në qeveri do ta anullojnë të gjithë procesin.
Në këtë bashkëbisedim Edi Rama kishte me vete edhe ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, dhe kyetarin e këshillit ekonomik kombëtar të PS-së Shkëlqim Cani i cili tha se borxhi publik është më i madh nga sa është deklaruar.
Edi Rama sërish përsëriti se kriza ekonomike po ecën me hapa të shpejtë dhe kjo vjen nga mungesa e legjitimitetit të qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›