Kandidaturat e Gjykatës Lartë, PS: Procesi, i montuar politikisht

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste e ka cilësuar si të montuar politikisht vlerësimin e kandidaturave për anëtar të Gjykatës së Lartë." Grupi i PS e konsideron këtë proces një farsë politike për të nënshtruar sistemin gjyqësor. "Ky proces përbën goditjen e radhës ndaj institucioneve që luajnë një rol kryesor në luftën ndaj krimit të organizuar", tha deputeti Sajmir Tahiri pas mbledhjes së grupit socialist.
Sipas tij po synohet uzurpimi i sistemit gjyqësor dhe kjo prakikë vjen në kundërshtim me Kushtetutën.
Deputeti pohoi se po nëpërkemben kandidaturat e Presidentit Topi, por edhe integriteti i gjithë trupës së gjyqtarëve . Sipas tij procesi cënon pavarësinë e pushtetit gjyqësor.